Pasi Shqipëria U-21 “u bastis” për shkak se shumë lojtarë kaluan me Kombëtaren A, te Shpresat po vjen një tjetër brez i talentuar dhe me prespektivë. Alban Bushi ka elemente cilësorë që pritet të japin shumë për të ardhmen e kuqezinjëve.
Në kryefjalë të parë është Adrion Pajaziti, mesfushori 20-vjeçar, kartoni i të cilit zotërohet nga Fulham dhe është dërguar në huazim në Norvegji. Ky lojtar ka shumë klas në këmbët e tij dhe bën diferencën dukshëm nga të tjerët, aq sa Bushi e quajti “Demollari i ri”.
Pas tij vjen Medon Berisha, 19-vjeçari që është komplimentuar nga të gjithë te Leçe. Vlerat e Shqipërisë U-21 pritet që t’i shtojë edhe Endri Muhameti, 18-vjeçari që është grumbulluar edhe nga Atalanta e Gasperinit. Ndërkohë dy sulmues në formë janë Stiven Shpendi i Cesenas dhe Eljon Toci i të rinjëve të Fiorentinës. /Sport Ekspres/