Andi Lila nuk e ka përmbajtur qetësinë pas derbit të kryeqytetit. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka treguar për “Ti Bo Gol” në “Oversport” një episod të pakëndshëm që ekipit të këtij emisioni i ka ndodhur. Pas përfundimit të ndeshjes, njëri prej punonjësve të stadiumit ka fikur dritat në “Air Albania“, duke i shkaktuar probleme televizionit në fjalë për të përfunduar lidhjet e drejtpërdrejta nga stadiumi. Lila shpjegon se është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkut, për rikthimin e ndriçimit dhe kritikon ashpër veprimin e punonjësit.
“Falenderoj Sekretarin Shulku, që arrita deri aty sa ta telefonoj që të na vijnë dritat në stadium, sepse është dikush aty poshtë që… Ne e themi shpesh herë në koment: “Kujdes stolat, mos thyeni stadiumin“, por nuk mund të jetë kurrsesi bishti më i rëndë se sqepari. Sepse në fund të fundit, është Ledio Pano këtu, jo të fikësh dritën. Ne kemi kontratë me “Oversport“-in. Siç ka kontratë “Oversport”-i me “Tibo”-n, ne kemi një kontratë edhe me FSHF-në. Ne punojmë këtu, kjo është puna jonë, dhe vjen dikush atje poshtë, që quhet Nandi, dhe na fik dritat. Herë pas here i sjell probleme drejtuesëve të “Ti Bo Gol”-it, por ne jemi një skuadër shumë e fortë dhe medias është pak e vështirë t’i hapësh lu.ftë. Ne këtë herë jemi me të qetë, por herë tjetër… Atij Nandit, të them të drejtën, po të isha në fushë një sparkatë do ia bëja“, ka thënë Andi Lila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/