Donat Rrudhani i ka tronditur të gjithë me deklaratën e dhënë për “Blick”. Lojtari i Kosovës që luan në Zvicër u shpreh se në vendin e tij mund të luhet futboll vetëm nëse babai i një futbollisti mund të njihte dikë në klub. Menjëherë pas intervistës që u pasqyrua kudo, Rrudhani është detyruar që të vijë me reagim zyrtar për të treguar kohën se kur i përkisnin ato fjalë.
“Sqarim rreth intervistës time të dhënë për gazetën zvicerane “Blick”. Në lidhje me termin e përdorur se: “në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai yt ka të njohur dikë në klube, kam pasqyruar situatën e para 12-13 viteve në futbollin vendorë të Kosovës pjesë e së cilit kam qenë edhe unë.
Prandaj situata e tanishme sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA normalisht që ka ndryshuar dhe rastet në klubet e Kosovës që kanë ndodhur para 12-13 viteve nuk përkojnë me situatën e tanishme, ku kemi rritje të profesionalizmit ku ekipet tona si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Ballkani etj. po përfaqsojnë dinjitetshëm dhe me plot sukses Kosovën në garat Evropiane”, shkruan Rrudhani në Facebook. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/