Ndeshja më e nxehtë/ Mezani nuk ia del me Ballkanin, Useini ia “njeh telat” Munishit

Ndeshja më e nxehtë në futbollin e Kosovës ishte ajo përballje mes Ballkanit dhe Gjilanit e mbyllur në shifrat 2-1, mes rivalëve për titull. Baftiu dhe Topalli shënuan dy gola të shpejt, ndërsa flitej ende për minutën e 23. Progni do të ngushtonte diferencat në minutën e 37, por takimi nuk do të kishte më histori sa i përket ndryshimit të shifrave.

Për detaje të tjera, nuk kishte sesi të mungonin. Kjo pasi trajneri i Ballkanit, Munishi, njihet si një trajner i veçantë dhe karizmatik. Ai i ka cilësuar lojtarët e Gjilanit si të vjetër, ndërsa shpeshherë përfundon edhe me karton të kuq. Ashtu ndodhi edhe në përballjen e sotme, teksa në minutën e 85 ka ikur nga pankina pas ndëshkimit nga arbitri Genc Nuza. Sipas asaj që shprehet ndihmës trajneri Agim Maliqi, ishte Useini që e provokoi Munishin, për të shpërthyer dhe për të marrë ndëshkimin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online