Mposhtën Vllazninë në Shkodër, Rustami: Edhe sezonin e shkuar ishim me pak pikë, por ia dolëm

Java e 23-të e “Abissnet Superiore“-s është mbyllur me dy rezultate befasuese. Tirana është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-2 nga Teuta, e cila nën drejtimin e Edi Martinit konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e bardhebluve. Ndërkohë, edhe Vllaznia largohet nga stadiumi me një rezultat zhgënjyes. Shkodranët janë mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Kastrioti. Pas përfundimit të  ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Rustami (Kastrioti): “Vështirësia në “Loro Boriçi“ dihet. Kishim ardhur për rezultat pozitiv. Ky trepikësh na kënaq për ecurinë e mëtejshme. Për ne çdo ndeshje është finale tani. Besoj se me do ia dalim. Unë jam nga Kruja dhe kam një jetë të tërë në sport. Është kënaqësi t’i shërbej Krujës. Edhe sezonin e shkuar, me pak pikë, por me qetësi dhe duke punuar fort ia dolëm. Shpresoj t’ja dalim edhe këtë vit.“.

Martini (Teuta): “Ishte një ndeshje e tensionuar. E shihja karikimin e lojtarëve, e shihja karikimin tim para ndeshjes. Emocione që pranohen. Nuk i prisja (këto rezultate). Por kam fituar shumë me këta djem, i kam fituar të gjitha. Pyesja veten: “Përse këta djem janë në këto pozita”? I thashë djemve që jemi shumë herë më mirë se ndeshjen e parë që e kemi fituar në Durrës. E shihja që mezi prisnin të hynin në fushë. Nga i pari, te i fundit, të gjithë dhanë maksimumin dhe meritojnë përgëzime.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *