Mezani: Vendosi një penallti të paqenë, kjo më dhemb

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, ka mbetur i zhgënjyer më shumë për mënyrën si erdhi humbja e kupës, me një penallti që nuk duhej akorduar sipas tij. Gjithsesi, Laçi shkon në Europa League dhe ky është ngushëllim.

“Mund të jem i mërzitur, por jam i kënaqur dhe i lumtur për atë çfarë kam bërë me këtë skuadër. Edhe sot demonstruan se nuk ishim këtu rastësisht. Sot e kemi treguar. Skënderbeu mund të ketë qenë më shumë superior në mbajtjen e topit, por nuk na ka rrezikuar shumë. Fakti që fitoi me një penallti të paqenë e bën më të vështirë e më jep të drejtë mua. Ishim të qetë gjatë lojës.

“Mendoj se është 2-3 metër jashtë zone, por tani ka mbaruar dhe është e kotë të flasim për të. e rëndësishme ishte të kënaqnim tifozët e shumtë, të cilët i falënderoj, pasi kanë bërë spektakël që nga Laçi në Elbasan. Ishin forcë për ne dhe më vjen keq për ta.

“Ishte një gabim dhe një lojë ka gabime, por duhet të ishte një ndeshje dhe për gjyqtarët. Keq më vjen që humbëm në këtë mënyrë. Luajtëm ndaj Skënderbeut dhe demonstruam që e kem merituar këtë finale.

“Në këto momente do doja të bëjë disa pushime të shkurta. Ka qenë një lodhje e madhe. Një stres pa diskutim, pasi kishim objektiv Europën dhe e arritëm diçka të tillë javën e parafundit dhe të ishim të qetë për ndeshjen e finales. Sa për trofe, e kam karrierën para”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *