Eneo Bitri ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” përmes një lidhjeje direkte nga Çekia. Me fanellën e Partizanit të veshur, mbrojtësi shqiptar ka vendosur të mbështesë në distancë ish-ekipin e tij. Bitri ka besim se derbi do të njohë si fitues Partizanin, madje guxon të japë edhe një rezultat të saktë, 2-1 për “demat e kuq” dhe shënojnë Rrapaj me Mbanë.
“Meqë është derbi nesër, dua t’i përkrah djemtë si të jem aty, si të jem në fushë. Dua që ta ndjejnë praninë time. Kam folur me Telushin, me Muratajn, me Hadrojin. Kemi folur përpos ndeshjes me Vllazninë. Ata e kanë harruar atë ndeshje. Edhe vetë ishin koshientë që nuk ishin mirë atë ndeshje. Por derbi është tjetër gjë, është tjetër trysni. Por Partizani nuk e ndjen presionin dhe është i qetë. Partizani e ka gjetur, pas meje është Telushi. Një zevendësuesi i imi është Preka. Sa i përket zëvendësuesit të Skukës, nuk e ka ende një pykë. Mbasë i duhet ende kohë për t’u përshtatur.
Ndeshjen do e shikoj në shtëpi, do jem i përqendruar sikur do të jem në fushë. Do të jem me disa shqiptarë të Maqedonisë. Nesër fiton Partizani 2-1. Shënojnë Rrapaj dhe Mba. Lojtarët e Partizanit presin këshilla edhe nga ata që janë kundërshtarë. Me shpirt do të doja të luaja. Partizani nuk ka alternativa në goditjet standarte që pas largimit tim? E vërtetë, por që pas largimit kanë rregulluar shënjestrën nga goditjet standarte”, ka deklaruar Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/