“Më mungon derbi”, Limaj mohon zërat e merkatos për “tradhëtinë“ ndaj Tiranës: Nuk kam pasur kontakte me Partizanin

Vesel Limaj ka folur pëmes “Skype”-t për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku temë diskutimi ka qenë edhe derbi i kryeqytetit. Mbrëmjen e nesërme luhet sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar dhe nuk mund të mungojnë mendimet e atyre që e kanë provuar në fushë ndjesinë e derbit. Limaj shprehet se në përballjet Tirana-Partizani ka krijuar kujtime që nuk do të harrohen lehtë, ndërsa në parashikimin e tij për nesër nxjerr bardheblutë fitues. Sa i përket zërave që në merkato e dërguan te Partizani, mesfushori shqiptar mohon të ketë pasur kontakte me drejtues të “demave të kuq”.

“Për momentin po luaj, kjo ka rëndësi. Fatkeqësisht ndodhemi poshtë në renditje, por besoj se do e arrijmë qëllimin që të qendrojmë (në elitë). Më mungojnë ato ndeshjet derbi. Janë kujtime që nuk harrohen. Do jetë e vështirë. Do të jetë një ndeshje shumë e lu.ftuar, sepse edhe diferenca me pikë nuk është e madhe. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por në fund besoj se ia del Tirana. Flasim me lojtarët e tjerë shqiptarë në Rumani.

Nuk kam pasur kontakte me Partiznain. E kam parë që kanë shkruajtur gazetat dhe portalet, por nuk kam pasur kontakte. Rikthimi një ditë në Superiore? Si çdo futbollist, do shikoj të eci sa më lart. Por në futboll gjithçka është e mundur, mund të ndodhë edhe kjo. Pasaporta gjermane mund të jetë një plus për mua, por pasaporta nuk luan, luaj unë. Jam i bindur që edhe këtë vit del Tirana kampione”, ka thënë Vesel Limaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *