Luan si mbrojtës i majtë! Njihuni me Brayan Bocin, debutoi me Genoan e Gilardinos dhe është vetëm 19-vjeç

Brayan Boci ka debutuar si titullar me ekipin e parë të Genoa. Mbrojtësi shqiptar ishte nga minuta e parë në ndeshjen kundër Modenas në Serie B, e mbyllur me shifrat 2-2. Megjithatë lojtari 19-vjeçar ishte i pafat sepse u dëmtua dhe duhej ta linte fushën e blertë në minutën e 41.

Nën drejtimin e Genoas është një emër i njohur për futbollin europian, ish-sulmuesi i Milanit, Gilardino. Sa i përket Bocit, mbrojtësi i majtë ka përfaqësuar vetëm të rinjtë e Italisë deri tani. Gjithashtu është kapiten te Genoa U-19, ndërsa po afrohet gjithmonë e më tepër në ekipin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *