Largimi nga Kukësi është i mbyllur, Agim Ibrahimi merr ofertën joshëse

Agim Ibrahimi është përfundimisht i larguar nga ekipi i Kukësit. Fantazisti që shkëlqeu edhe në sezonin “JO” për verilindorët ka marrë së fundmi një ofertë të parezistueshme nga Katari.

“Supersport” zbulon se bëhet fjalë për ekipin e Al Arabit atje ku Ibrahimi pritet të firmos një kontratë dy vjeçare me vlerën prej 520 mijë dollarëve. Futbollisti 32 vjeçar do të udhëtojë drejt Dohas në ditën e premte ku pritet të kalohen e testet mjekësore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *