“Krenari të grumbullohem me Kombëtaren”, Mehmeti flet i veshur me ngjyrat kuqezi: Duam të tregojmë vlerat ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës teksa kuqezinjtë vazhdojnë të stërvitjen në qendrën sportive në Valencia. Mesfushori Anis Mehmeti shpreh keqardhjen për humbjen ndaj Polonisë, duke nënvizuar faktin se Shqipëri bëri një paraqitje të mirë, ndërkohë që vlerëson maksimalisht miqësoren me Ukrainën.

“Normalisht që jemi të mërzitur, sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë. Kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin në çdo moment.

Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, – u shpreh Mehmeti nga Valencia për FSHF TV.