“Kolela është tipi i mashtruesit klasik“, Patushi nuk përmbahet ndaj trajnerit të Partizanit: Këta trajnerët e huaj janë vetëm me letra

Deklaratat e Xhovani Kolelës nuk kanë lënë një shije të mirë te Saimir Patushi. Ky i fundit ishte pjesë e panelit të emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”, ku shprehu gjithë pakënaqësinë e tij për trajnerin italian. Ish-futbollisti shqiptar është shprehur se Kolela ka marrë rrugën e largimit nga Partizani.

“Epiteti i këtij trajneri duhet të jetë vetëm argëtues, ose tipi i këtyre mashtruesëve klasikë. Ka 6 muaj trajner i Partizani, ka lojtarë shumë të mirë dhe dalësh nga java në javë të bësh çmendurira të tilla?! Nëse një trajner shqiptar në dy javë do të thoshte një thënie të këtij, do ishte i shkarkuar automatikisht. Trajneri i Partizanit e ka marrë rrugën për të ikur. Këta trajnerët janë vetëm me letra. Kur mbarojnë hallet e të firmosurit, pastaj bëjnë si duan vetë, thonë çfarë duan vetë”, është shprehur Saimir Patushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *