Klopp ka acaruar tifozët e Manchester United në një intervistë ditën e djeshme. I pyetur nëse Cristiano Ronaldo mund të transferohej tek Liverpool, ai nuk e hodhi poshtë këtë ide. Sipas tij portugezi nuk ka besnikëri ndaj asnjë skuadre që ka luajtur, përfshirë këtu Manchester United, Real Madrid apo Juventus.
Cristiano Ronaldo kërkon të luajë në Champions League dhe mund të transferohej pa problem në Liverpool po të kishte mundësi. “Po flasim për Cristiano Ronaldon. Ai mund të shkojë kudo dhe të luajë në Champions League, të fitojë tituj dhe të përmirësojë rekordet. Nuk besoj që Ronaldo ka ndonjë besnikëri ndaj Manchester, Juve apo Real. Nëse do të kishte mundësi do të transferohej tek ne pa problem” – u shpreh Klopp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/