Endri Cekici është duke kaluar një periudhë jo të mirë te Konyaspor. Pas dëmtimit të fundit të pësuar, lojtari shqiptar e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. Tashmë janë 13 ndeshje në të cilat Cekici nuk e ka lënë gjurmën e tij.
Por lojtari shqiptar është mbi të tjerët në krahasim me shokët e skuadrës. Nëse shohim vlerën e futbollistëve të Konyaspor në transfermarkt, Cekici vlen 4.50 milionë euro dhe është më i shtrenjti i ekipit turk. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/