“Jam italian me pasaportë, por nuk më pëlqen të bëj italianin në futboll”, Kolela: Sot mund të isha edhe në shtëpi

Partizani ka dalë triumfues nga “Air Albania”. Të kuqtë kanë fituar me rezultatin 2-0 derbin e zjartë të kryeqytetit kundër Tiranës. Mba zhbllokoi sfidën në minutën e 20, ndërsa Tedi Cara shënoi të dytin në minutën e 80. Dy gola që në fund vlejnë tre pikë për Partizanin, i cili shkon kështu në krye të renditjes me pikë të barabarta me Tiranën. Pas përfundimit të derbit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.

Kolela (Partizani): “Unë me pasaportë jam italian, nuk më pëlqen të bëj italianin në futboll. Por di ta bëj. Ka momente që mentaliteti i lojtarëve bën diferencën në fushë. Nuk ishte një fundjavë e vështirë. Të gjitha javët janë të vështira për Partiznain, si përpara derbin, ashtu edhe pas derbit. Si e motivova ekipin pas humbjes me Vllazninë? Këtë nuk do jua them kurrë. Në ndryshim nga ndeshja me Vllazninë, skuadra ka bërë presion më shumë. Në ndeshjen me Vllazninë ka pasur probleme në repartin e mbrojtjes. Aty jam përqendruar më shumë. Mendoj që do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, jo në vazhdimësi. Jam shumë i kënaqur për mënyrën se si Cara hyri në lojë. Mendoj të mos flasim më për lojtarë që nuk luajnë, apo nuk aktivizohen, pasi është idiotësi. Treguam që skuadra është e bashkuar. Nëse një lojtar nuk luan, është i nevrikosur, dhe futet sot në fushën e lojës e jep gjithçka, atëherë mendoj se tani jemi një skuadër. Nuk jam unë ai që luaj në fushë, unë mendoj që të përgatis skuadrën. Sot mund edhe të isha në shtëpi. Presim të gjithë së bashku ndeshjen e radhës për të festuar”.

Shehi (Tirana): “Në derbi që situata të tilla janë të pranishme, megjithëse nuk duam që lojë efektive të ketë pak. Ose kur merrnim lojën nën kontroll ndërpritej ndeshja. Kemi marrë një gol të parë të evitueshëm. Futbolli është lojë gabimesh. Patëm edhe dy raste të tjera që Partizani na rrezikoi. Goli i dytë pastaj është një aksident që mund t’i ndodhi të gjithëve. Mund ta kishim zgjidhur më mirë, duke ndryshuar krahët më shpesh, duke kërkuar nga krahët për të gjetur thellësinë. Në derbi nuk ka shumë situata, kush i zgjidh episode del fitimtar. Po të shohësh golin e parë, kemi qenë me tre qendra dhe përsëri kemi marrë golin nga ajri. Na mungon Kristali (Abazaj). Duke mos pasur dy sulmues të mirëfilltë nuk mund ta ndërtojmë dot lojën nga ajri, do e ndërtojmë nga poshtë. Kërkojmë që të jemi gjithmonë në kontakt me topin. Por herë pas here bëhet e vështirë për të marrë vendime”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *