Futbolli është i paparishikueshëm dhe kush më mirë sesa shembulli i Mauricio Pochetino mund ta dëshmonte? Pikërisht trajneri që do të bënte mrekullinë me Totenhemin, duke i marrë përtej limiteve. Në qershor të vitit 2019 arriti që të luante në finalen e “Champions League” dhe kjo nuk është pak.
Por që para 4 mujash të diskutonim për një shkarkim të mundshëm të Pochetinos, të gjithë do të qeshnin. Tani jo më, pasi është një fakt i kryer. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar klubi anglez shkruan se marrëdhënia me trajnerin është ndërprerë për shkak të formës së dobët dhe pikëve të pakëta që janë marrë në këtë sezon. Jemi pikërisht në nëntor të vitit 2019, 4 muaj pas finales dhe Totenhemi renditet në vendin e 14 në “Premier League”. Suksesi shijon më shumë, por zgjat pak. Një dështim sado i vogël, është gjithmonë ai që përmbyll historinë. /Sport Ekspres/