Elseid Hysaj tregohet i sinqertë, Shqipëria nuk ishte gjëkundi dhe duhet një autokritikë e fortë.
“Besoj se kemi gabuar të gjithë kur u futëm në fushë, pasi që në fillim e kishim marrë lehtë. Kosova u fut shumë mirë, u treguan profesionistë, luajtën mirë futboll. Faji ishte i yni që nuk e morëm situatën në dorë.
“Besoj se çdo trajner duhet të provojë e më pas në shtator do të vendosë se kë do marrë. Bën mirë që të provojë që të tregojnë veten, më pas në shtator do të zgjedhë kë do për Europian.
“Ne duhet të respektojmë mendimet e trajneri, jemi punëtorët e tij dhe të bëjmë çfarë thotë ai. Ai ka idetë e tij dhe ne duhet t’i zbatojmë. Kishim shumë mungesa. Duhet të pranojmë provat e trajnerit. Kem çuna të rinj dhe zgjedhjet do bëhen para shtatorit”.
“Ne do bëjmë punën tonë dhe me kalimin e kohës gjithçka do dalë në dritë dhe trajneri do të vendosë si do luajmë”.