Historike, Kombëtarja U18 e drejtuar nga Dervishaj fiton Europianin

Shqipëria U18 në basketboll për meshkuj fitoi Kampionatin Europian, Divizioni C, që u zhvillua në San Marino. U18 mposhti me rezultatin 93-58 Monaco-n, në një ndeshje emocionuese. Një rezultat fantastik për kuqezinjtë e drejtuar nga Besim Dervishaj, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer në krye të ekipit kombëtar së bashkur me zv.trajnerin Osvalt Turmalaj.

“Është një arritje që na bën krenar dhe optimist për të ardhmen e afërt. Faleminderit djemve dhe stafit teknik për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në çdo ndeshje, një punë e kurorëzuar në fund me kupen e eventit të FIBA-s”, shkruan FSHB për këtë arritje të jashtëzakonshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KS Teuta (@k.s.teuta)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *