“Hera e parë në histori, çfarë na bëri Shqipëria?” Polonia tronditet: Na mbyti Shqipëria në shtëpi

Polonia ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Shqipërisë në mbrëmjen e djeshme. Pavarësisht fitores, në Poloni janë tronditur nga paraqitja e Shqipërisë, aq sa Mateusz Swiecevzksi ka thënë se për herë të parë në histori, polakët kanë përjetuar një histori të tillë.

“Kjo ndeshje tregoi se ishim me fat, gjë që është unike në historinë e futbollit polak, sepse ne kemi tendencën ta konsiderojmë veten të pafat nga brenda. Shqipëria, siç u duk qartë në konferencën për shtyp, është e tërbuar. Gazetarët i bënë presion trajnerit Sylvinho se humbën nga polakët, të cilët po luanin kaq mirë në stadiumin tonë. Ata mendojnë se e kanë dështuar se humbën me ne”, tha analisti sportiv. /Sport Ekspres/