Gega ia doli! Niset drejt Shqipërisë, shqiptarët ndihmojnë duke u shfaqur kudo

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, është nisur drejt Shqipërisë duke lënë pas gjithë vështirësinë e kaluar. Tekniku i verilindorëve u nis me urgjencë drejt Turqisë pasi në vendin tonë vetëm po shkatërrohej nga ilaçet.

Ka mjaftuar vetëm një javë në Turqi dhe Gega ka tejkaluar pritshmëritë, duke u nisur për Shqipëri. E si gjithmonë shqiptarët nuk mungojnë dhe shfaqen kudo. Gersi Alisha ishte një prej tyre që ndihmojë Gegën në klinikën turke. /Sport Ekspres/

Njoftimi

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *