Anglia mposhti në “Fadil Vokrri” Kosovën ditën e djeshme me rezultatin 0-4, ndërsa ajo që mori më tepër vëmendje ishte pritja që ishullorëve iu bë. Përfaqësuesja angleze ishte hasur shpesh me thirrje rraciste gjatë këtyre kualifikueseve, por në Kosovë përjetuan krejt të kundërtën. Për më tepër thirrjet rraciste këtë herë dolën nga goja e tifozëve të Anglisë, por këtë herë ato u drejtoheshin serbëve.
“Serbët janë bastardë kudo ku shkojnë”, ka qenë fraza e përdorur prej tyre dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit anglez, Sam Street. Ky i fundit ka kërkuar përmes një postimi në “Twitter” dënimin nga UEFA për Kombëtaren e tij, e cila sipas tij duhet të luajë me dyer të mbyllura ndeshjen e parë të Euro 2020, duke kërkuar që të mos përdoren dy standarte dhe çdo vend të trajtohet njësoj, pavarësisht nëse është nga Ballkani apo jo. Ndërkohë një postim i tillë nuk ka kaluar pa ngjallur edhe pakënaqësi për anglezët./Sport Ekspres/
On video, in the stadium.
I assume UEFA will make England play their first game of Euro 2020 at Wembley behind closed doors for this, or is it only racist behaviour when Eastern European fans do it?https://t.co/qgFtciabhc
— Sam Street (@samstreetwrites) November 17, 2019