Tirana është duke udhëhequr me rezultatin 1-2 kundër Partizanit. Një rezultati i tillë i jep bardhebluve titullin kampion të “Abissnet Superiores”, çka ka bërë që tifozët e Tiranës të nisin spektaklin në tribuna.
Të gjendur pas portës së mbrojtur nga Visar Bekaj, tifozët bardheblu “djegin” stadiumin me flakadanë dhe tymuese. Tymi pushton gjithë fushën e “Elbasan Arenës”, duke e bërë të pamundur shikimin për lojtarët. Hamiti ka ndërprerë për disa minuta lojën, për ta nisur sërish kur të jetë qartësuar pamja brenda fushe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/