Fati mund t’i buzëqeshi Shqipërisë? Barcelona zyrtarizon dëmtimin e Lewandowskit, po afron edhe ndeshja e kuqezinjëve me Poloninë

Barcelona ka zyrtarizuar dëmtimin e Leëandoëskit. Sulmuesi polak luajti 90 minuta në humbjen e fundit të katalanasve ndaj Almerias me shifrat 1-0. Ai u largua në fund të ndeshjes mes dhimbjeve.

Dëmtimi ka rezultuar pak më i rëndë se pritej pas lëndimit në muskulin e majtë të kofshës. Leëandoëski do të jetë jashtë fushës së blertë të paktën për dy javët e ardhshme, megjithatë gjithçka do të varet nga rikuperimi i tij për të përcaktuar qartësisht kohën.

Nga ana tjetër po afrohet gjithmonë e më tepër ndeshja e Polonisë me Shqipërinë që do të zhvillohet në 27 mars. Nëse dëmtimi shkon sipas planifikimit, Leëandoëski do të luajë edhe një ndeshje me Barcelonën përpara se të kthehet në Kombëtare. Në të kundërt, do të jetë seriozisht në dyshim prania e tij në fushën e lojës me polakët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *