“Është zhdukur nga radari”! Në Itali vazhdojnë të pyesin për Kristjan Asllanin: Ka luajtur vetëm 238 minuta në 2023

Kristjan Asllani po vazhdon që të punojë në stërvitje me dëshirën e madhe që të fitojë besimin e Inzagit. Por në fakt, po ndodh e kundërta, pasi trajneri i Interit nuk po i beson më lojtarit shqiptar as për ta hedhur nga stoli në fushë.

Në Itali vazhdojnë të pyesin se çfarë po ndodh në këtë marrëdhënie, pasi Asllani po demonstronte vlerat e tij kur i është dhënë mundësia nga Inzagi. “Tuttomercatoëeb” tregon se në vitin 2023, Asllani ka luajtur vetëm 238 minuta. Qartësisht e quajnë një futbollist të zhdukur nga radari dhe të nënvlerësuar, pavarësisht se quhet si investim për të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online