Anis Mehmeti është një nga lojtarët shqiptarë më në formë për momentin. Mesfushori siguroi një kontratë në Championship me Bristol City-n, ku ka siguruar menjëherë vendin e titullarit dhe ku ka tërhequr vëmendje me pasimet dhe goditjet e tij. Mehmeti zotëron aftësi të mëdha teknike, të cilat kanë rënë edhe në sytë e Sylvinho-s. Altin Sulçe zbulon gjatë emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” se trajneri brazilian ka pasur kontakte intensive me 22-vjeçarin për ta afruar në Kombëtaren kuqezi.
“Po jap edhe unë një lajm për Mehmetin. E di që ka kontakt Sylvino, do që ta marri në ekipin kombëtar. Nga një burim, nga një shok i tij. Ka kontakte intensive, sepse është një lojtar që ka bërë diferencën”, ka zbuluar Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/