Ekskluzive/ “Kam frikë nga Veseli, Mehmeti është “jokeri” i Silvinjos”! Granit Tërstena: Nëse Lewandowski shënon 1 gol, Myrto Uzuni shënon 2 gola

 

A do të kalojë Shqipëria në grupet e Europianit? Kjo është pyetja e madhe që shtrohet dhe kohës po i vjen fundi, kuqezinjtë do të luajnë në ndeshjen e parë në 27 mars. Kombëtarja përballet në transfertën me Poloninë, atje ku do të debutojë edhe trajneri Silvinjo. Të gjithë besojnë te ky grup lojtarësh, optimizimi është rritur ndjeshëm edhe pas ndërrimit të trajnerit. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, gazetari shqiptar i Kosovës, Granit Tërstena, shprehet se Myrto Uzuni po kalon formë fantastike dhe mund ta fitojë duelin në distancë me Lewandowskin.

A mendon se kjo do të jetë një ndeshje për Anis Mehmetin? Po kalon një formë fantastike te Bristol City, por do të luajë si titullar apo do të marrë fare pak minuta me Poloninë si hera e parë në Kombëtare?

Mesa e kam parë, trajneri Sylvinho pëlqen të luaj me formacionin 4-2-3-1, formacion ky që i përshtatet për dy pozita lojtarit, Anis Mehmeti. Te ekipi anglez po luan në krah, por tiparet e tij janë mesfushor qendror dhe ofansiv. Andaj, Sylvinho e ka si ‘joker’ lojtarin e Bristolit dhe patjetër që duhet t’i jap hapësirë në ndeshjen ndaj Polonisë. Dhe në fakt Sylvinho s’ka për çfarë ta kursej lojtarin, pasi përveç Mehmetit edhe për Sylvinhon do të jetë ndeshje debutuese. Le t’i shohim risitë në dy anët.

Mbrojtja është problemi ynë më i madh pas dëmtimit të Gjimshitit dhe Ismajlit. E ka mundësinë Veseli për t’u ngritur në lartësinë e takimit?

Gjithmonë na godet fati i keq, nëse jo në fushë, jashtë fushës padyshim. Kjo për shkak se në vijën e mbrojtjes për momentin Shqipëria i ka punët keq. Sigurisht që me Gjimshitin do ishte krejt tjetër lojë. Veseli i përshtatet sistemit 3-4-3, ashtu siç luante Edo Reja, por nuk besoj që do bëjë mirë me skemën e Sylvinhos. Mendoj se do të jetë rrezik i madh vija e mbrojtës për ndeshjen ndaj Polonisë.

Për të kaluar te Kristjan Asllanin. Ndikojnë minutat e pakta te Interi apo pret një shpërthim të këtij mesfushori?

Kristjan Asllani ka pasur minutazh tejet të vogël te Interi, por sa herë që ai ka luajtur, mediat atje (në Itali) i kanë dhënë një hapësirë të madhe, duke krahasuar atë edhe me lojtarë të mëdhenj. Nëse ka pak minuta te Inter, atëherë le t’i tregojë vlerat e tij me fanellën ‘kuqezi’. Mbase kjo mund t’i ndihmojë edhe te minutazhi te skuadra italiane.

Më parë Myrto Uzuni ka shënuar në ndeshje që Shqipërisë nuk i janë përkthyer në pikë. Do të jetë ky momenti i tij i vërtetë?

Për Myrto Uzunin flasin statistikat më mirë sesa çdo mendim i joni. Le të ‘shpërthej’ te Shqipëria ashtu si me Granadan. Golat e tij na duhen më së shumti tani. Një sukses i madh me ne, do i ndihmonte shumë edhe në anen e tij personale, besoj që gjatë afatit veror e pret një kontratë fantastike nga ndonjë klub i madh. Nëse Leëandoëski shënon për polakët një gol, atëherë Uzuni mund t’i bëjë dy. Uzuni ka shënuar më shumë gola se Leëandoëski në ligën spanjolle.

Çfarë rezultati pret nga kjo ndeshje mes Polonisë dhe Shqipërisë?

Do varet krejt nga ndeshja e parë që kanë polakët në Çeki. Por, meqenëse Shqipëria ka kohë të përgatitet më shumë se kundërshtarët dhe se gjatë marsit ka vetëm një ndeshje, atëherë le ta luajnë si finale dhe të kthehen në Tiranë me tre pikë në xhep. Forca Shqipe!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *