Policia e Kosovës ka marrë në pyetje kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës. Agim Ademi ka katër orë që ndodhet në një stacion policor në Prishtinë. Ky është raportimi i mediave në Kosovë, megjithëse nuk zbulohen ende arsyet e këtij arrestimi.
Në dy vitet e fundit është raportua në media se Federata e Futbollit të Kosovës është hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqkpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore. /Sport Ekspres/