Humbja me Tomorin ka ardhur me ndryshime radikale në radhët e Dinamos. Klubi dinamovit ka zyrtarizuar pak minuta më parë ndërprerjen e bashkëpunimit me Nevil Deden. Trajneri kryeqytetas nuk do të drejtojë më gjatë “nëndetësen”. Dinamo njofton se vendimi ishte i dyanshëm.
“FC Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede. Tekniku 48-vjeçar nuk do të jetë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve. FC Dinamo e falenderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi”, ka njoftuar klubi Dinamo përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/