Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka mbërritur në Tiranë dhe do të jetë i pranishëm në “Air Albania Stadium” atje ku do të zhvillohet edhe përballja mes Shqipëri-Francë. Por para se të mbërrihet deri këtu, ka një axhendë shumë të ngjeshur.
Vizita e Ceferin në “Shtëpinë e Futbollit” që ndodhet te liqeni sapo ka përfunduar. Numri një i organizatës më të madhe të futbollit në Europë, e ka vlerësuar këtë ndërtim. Theksi është vendosur te vendi i përshtatshëm që është gjetur, pasi edhe stadiumi mbetet shumë afër prej andej.
Me shumë batuta, por njëkohësisht edhe duke ia shpjeguar në detaje çdo ideim të kësaj ndërtese është mbyllur ky takim. Gjithashtu presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur se “Shtëpia e Futbollit” do të jetë gati përpara vitit të ri dhe gjithçka përfundon në dhjetor. /Sport Ekspres/