Tobias Stieler është arbitri më i komentuar aktualisht pas vendimit që mori për të ndëshkuar me karton të kuq Freuler në minutën e 17 kundër Realit të Madridit. Në këtë mënyrë është ndikuar në ndeshjen e Atalantës që ka fituar simpatinë e të gjithë tifozëve në Europë, pasi po sillet si një skuadër e madhe me lojtarë normalë.
Vreri është shfryrë ndaj arbitrit gjerman në rrjetet sociale duke e kritikuar rëndë për vendimin që ka marrë ndaj Freuler. Më tej e dërgojë situatën trajneri Gasperini, që nuk mund të ndante kurrsesi të njëjtën mendim dhe e akuzoi se mbajti në krahun e Realit të Madridit: “Nuk duhet të jesh i NASA-s për ta kuptuar”.
Kështu u shpreh trajneri i Atalantës, ndërsa tifozët në rrjetet sociale kanë gjetur të tjera materiale. Së fundmi është një foto që po qarkullon në “Tëitter” teksa Tobias Stieler gjendet i veshur me fanellën e Realit të Madridit duke treguar lidhjen e tij të dashurisë me madrilenët. Por a mjafton e gjitha kjo për të shpjeguar vendimin e kartonit të kuq? Në rrjetet sociale mjafton edhe kaq… /Sport Ekspres/