Dinamo e sheh sërish zgjidhjen nga Italia, zyrtarizohet ish-lojtari i Serisë A si pasardhës i pankinës

Dinamo nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë trajnerin e ri për pankinën e saj, që mbeti bosh pas largimit të Manzonit. Pasardhësi i këtij të fundit do të jetë një tjetër italian. Bëhet fjalë për Fabrizio Cammarata, që hedhur firmën për dinamovitët mbrëmjen e djeshme dhe do të nisë menjëherë punën që në ndeshjen e ditës së nesërme.

Ndërkohë zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme nga vetë klubi i Dinamos, që me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare të “Faceboook” bëjnë të ditur gjithçka. Tekniku 44-vjeçar më parë  ndër të tjera ka luajtur në radhët e Veronës, Kaljarit apo edhe Peskarës, ndërsa me moshat e këtyre të fundit ka vijuar edhe karrierën e tij si trajner./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online