Shqipëria e humbi përballjen e saj ndaj Francës në shifrat 0-2. Stadiumi “Air Albania” ku u inagurua edhe kjo përballje ishte i stërmbushur, ku nuk mungonin edhe personalitetet e rëndësishme. Por pa harruar edhe shumë skautë të futbollit, që kishin ardhur me axhendën e punës.
Shumë prej tyre kishin në shënjestër Ardian Ismajlin, teksa vinin nga Italia dhe Turqia. Por e gjithë rruga iu çua dëm nga trajneri Reja, që bëri surprizën e madhe. Tekniku italian e uli në stol mbrojtësin e Hajdukut të Splitit për të parën herë që kur erdhi te Kombëtarja.
Megjithëse duhet të theksojmë se lojtari në fjalë është i pazëvendësueshëm dhe një pikë kyçe e Shqipërisë në projektet e ardhshme. Ndërkohë një fat edhe më të keq pati Lindon Selahi. Talenti i Twentes ka përfunduar në tribunë pak para ndeshjes, duke mos pasur mundësinë të qendrojë as në stolin e pankinës kuqezi. /Sport Ekspres/