“De Biazi trajner i Italisë, por pastaj doli në skenë Lipi”

Ventura deklaroi dje se “iu refuzua dorëheqja pas ndeshjes me Maqedoninë”, por ish-presidenti i Federatës Italiane Tavekio jep versionin e vet dhe ndër të tjera zbulon se Ventura nuk duhej të ishte fare trajner, sepse ai kishte nisur bisedimet me Xhani De Biazin, por gjithçka u prish nga ndërhyrja e Marçelo Lipit.

“Ventura nuk e dha asnjëherë dorëheqjen. Nuk mund ta pushoja pas humbjes në Spanjë, kishte fituar 7 nga 10 ndeshjet e luajtura. Pas ndeshjes në Suedi ishim të bindur se do kualifikoheshim”, shpjegon Tavekio, i cili flet edhe për De Biazin, i cili e ka thënë shpesh se ishte shumë pranë Italisë, por dikush i prishi punë.

Unë kisha kontaktuar dhe kisha nisur bisedimet me Xhani De Biazin, trajnerin e Shqipërisë: më kishte pëlqyer kur e takova, kishte punuar shumë mirë me Shqipërinë. Megithatë, një ditë më mori në telefon presidenti i Komitetit Olimpik Italian Xhovani Malago, i cili më ftoi për darkë në shtëpinë e tij. Kur hyra brenda, gjeta Marçelo Lipin, pa e ditur që ishte i ftuar edhe ai. Më parashtruan një projekt me Lipin drejtor teknik dhe Venturën trajner, me paga totale 2 milionë euro, që ishin brenda parametrave të Federatës. Më bindi emri i Lipit si kampion bote, ndaj pranova, ndërsa më vonë doli në dritë problemi i Lipit, që u detyrua të tërhiqej për shkak të rolit të djalit si agjent futbollistësh. Për këtë arsye, na mbeti në derë Ventura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *