Anis Mehmeti pritet që të jetë risia e Silvinjos për ndeshjen me Poloninë. Lojtari shqiptar ka driblime dehëse dhe aftësi që askush tjetër nuk i zotëron te Shqipëria, sidomos pas dëmtimit të Armando Brojës. “Dallohet frika në sytë e mbrojtësve kur Anis Mehmeti vrapon drejt tyre. I sigurt, i aftë, kërkon duel direkt me ta dhe një dimension tjetër. Ka klas, potencial dhe në një nivel tjetër teknikisht. Të verbon me momentet e tij të shkëlqimit”, ishin komentet e medias “Bristol Post” pas ndeshjes së djeshme.
Por përtej cilësive të jashtëzakonshme, tifozët shqiptarë duhet të kuptojnë edhe atë që i pret nga Mehmeti, pika e tij e dobët që kërkon ende punë, egoizmi. “Duhet të dijë se kur duhet ta pasojë topin. Do të ishte më mirë që ta kalonte topin te një shoku i ekipit ndonjëherë. Në pjesën e parë ndezi një kundërsulmi dhe përpiu mbrojtjen e Blackpool, duke mposhtur dy lojtarë. Kishte Weimman dhe Mark Sykes, por donte të godiste vetë mes një grupi lojtarësh. Sykes u tërbua dhe e shprehu hapur për Mehmetin. Nëse do ta rregullojë edhe këtë pjesë të lojës, atëherë përfshirjet e Mehmetit në golat e shënuara do të jenë mbreslënëse. Ky egoizëm kuptohet pasi është i ri dhe do të bëj përshtypje, sidomos para tifozëve të tij”, vazhdon në analizën e saj media pranë klubit të Bristol.
Në të njëjtin mendim është edhe trajneri i Bristol City, Pearson: “Anis Mehmeti është pak i frustruar pasi nuk e ka gjetur ende golin e parë. Duhet të kujtoni se është një djalë i ri. Ka prespektivë dhe shumë potencial. Sigurisht, si çdo lojtari i ri do të ketë ato periudhat e tij ku nuk do të jetë në nivelin që të gjithë dëshirojmë. Por ai bëri disa gjëra shumë të mirë dje dhe është gjithmonë i rrezikshëm. Është lloji i lojtarit që entuziazmon tifozëve. Kur të realizojë golin e parë, do ta shihni edhe më të sigurt para portës”, tha Pearson. /Sport Ekspres/