Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, ja sesa është caktuar çmimi i tyre

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë po afron gjithmonë e më tepër. Ky takim do të zhvillohet në datën 27 mars. Kjo do të jetë ndeshja e dytë për polakët, që fillimisht do të udhëtojnë në transfertë me çekët, ndërsa për Shqipërinë do të jetë ndeshja e parë.

Biletat kanë dalë në shitje për tifozët. Tashmë është mësuar edhe çmimi i tyre që varion në bazë të kategorive nga 50 euro, në 30 euro dhe 25 euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *