Artur Boruç është cilësuar si një nga portierët më të mirë në Europë përpara disa vitesh, ndërsa ka luajtur me ekipe si Celtic dhe Fiorentina. Gjithmonë veçohet për paraqitjet e tij, por sa herë që të gjithë prisnin atë shkëputjen dhe kalimin e madh prej tij, asnjëherë nuk ndodhte.
Aktualisht është 39-vjeç dhe karriera e tij mund të quhet e mbyllur, ndërsa kartoni zotërohet nga Bournemouth, megjithëse nuk ka luajtur asnjë takim. Gjithashtu ka mbrojtur edhe portën e Polonisë në 69 takime, por alkoli dhe mënyra e jetesës ndikuan shumë për keq tek ky lojtar.
“Ndonjëherë më dukej sikur alkoli më ndihmonte. Përshëmbull, në momentet e gëzimit, provoja dy herë më shumë ngazëllim. Por shpeshherë ishte shqetësues për jetën. Më duket sikur më duhej gjithonë që ta pija. Se ishte një gjë e drejtë që unë bëja dhe vendim i mirë. Tani e cilësoj si një vendim idiot të rinisë, ndoshta kjo është fjala e duhur. Kur isha te Legia nuk munda ta konsumoja për një kohë të gjatë. Por në Skoci u përshtata më së miri, pasi shkoje në një pijetore dhe atje ishte e zakonshme që të konsumoje birrë”, ka thënë Boruc. /Sport Ekspres/