Benzema kërkon një Kombëtare tjetër, ekziston mundësia për të lënë Francën

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, deklaroi se epoka e Karim Benzemasë në përfaqësuesen e Francës ka përfunduar. Por ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në Tëitter, ku shprehet se vetë ai e ka në dorë se kur do e përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare.

“Noel, mendoja se ti nuk po ndërhyje në vendimet e trajnerit. Duhet ta dish se vetëm unë d të vendos për ta mbyllur karrierën time ndërkombëtare. Nëse mendon se nuk mund të jap më, më lejo të luaj për një shtet tjetër dhe do e shohësh”, është shprehur Benzema.

Një mundësi e tillë për të përfaqësuar një shtet tjetër mund të duket shumë e vështirë, por jo e pamundur. Kështu Benzema mund të luajë për Algjerinë, prej nga ku janë edhe prindërit e tij, por për të arritur deri këtu i duhet të heqë dorë nga shtetësia franceze, të cilën nuk mund ta marrë më mbrapsht, dhe më pas të aplikojë për të marrë atë algjeriane. Vetëm në këtë mënyrë mund të kërkojë të bëhet pjesë e Kombëtares nga Afrika, por kjo duket e vështirë të ndodhë, pasi do i hiqte sulmuesit mundësinë për të mbajtur pasaportën e tij të Francës, shtet që nuk i lejon qytetarëve të vetë të mbajnë dy shtetësi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online