Axhenda e Air Albania Stadium/ Zbret edhe Francesko Toti, e udhëheq Gjebrea dhe këngë patriotike

“Air Albania Stadium” është gati dhe pritet një spektakël i vërtetë në arenën e re të Shqipërisë në kryeqytet. Emocione të mëdha do të ketë ndaj Francës, ndërsa tashmë është mësuar edhe axhenda e plotë.

Sipas asaj që raporton “Balkanweb” koncerti festiv do të menaxhohet nga Ardit Gjebrea. Ndërkohë këngët patriotike do të këndohen nga Florian Mumajesi, Aurela Gaçe, pa harruar edhe Era Istrefin që do të vijë me “Live it up”, kënga që ishte zyrtare në Kupën e Botës Rusi 2018. Himni zyrtar do të interpretohet nga Juliana Pasha, ndërsa Besa Kokëdhima do të performojë “Marsejezën”.

Gjithashtu edhe të ftuar special do të ketë në “Air Albania Stadium”. Njëri prej tyre do të jetë edhe legjenda e futbollit italian, Françesko Toti. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online