Artan Hoxha ka dyshime për lojtarët e Kombëtares: Po të futet në fushë Silvinjo me Zabaletën, janë më në formë se këta futbollistë

Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Tema kryesore e diskutimit ishte ajo e Kombëtares, sa i përket ndeshjes me Poloninë. Megjithatë për Hoxhën është thuajse e pamundur dalja me pikë nga kjo transfertë.

“Silvinjo është një trajner i ri, stafi i tij është i ri gjithashtu dhe e nisin me kokën e grupit. Ai ka shumë lojtarë të dëmtuar, nuk mundet as të ankohet dot. Ne nuk kemi dalë me pikë edhe me grupin e plot të lojtarëve atje.

Të futet në fushë Silvinjo dhe Zabaleta do të jenë më në formë se këta futbollistë që janë grumbulluar. Mund të dalim me pikë vetëm nëse do të kemi një mrekulli, vetëm nëse Polonia do të jetë në ditën më të keqe dhe ne do të kemi shumë fat”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *