Armand Duka uron Tiranën për fitimin e titullit kampion: Të nderoni Shqipërinë në Europë

 

Tirana ka arritur të fitojë titullin kampion në Superiore pasi mundi Partizanin në shifrat 1-2. Pritjes i erdhi fundi dhe bardheblutë ia dolën në derbi. Kreu i FSHF, Armand Duka, ka uruar Tiranën dhe nga ana tjetër ka treguar përgjegjësinë për të përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar në Europë.

“Urime Tirana!

Të dashur miq,

Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur.

Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”, shkruan Armand Duka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *