Shqipëria ka fituar ndaj Finlandës në shifrat 2-0. Një fitore e arritur falë golave të shënuar nga ana e Muçit dhe Manajt. Për këtë ndeshje ka reaguar në rrjetet sociale edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili ka duartrokitur performancën e Kombëtares.
“Kjo mbrëmje nuk mund të ishte më e bukur se kaq! As fitorja nuk mund të kishte shije më të veçantë sesa sonte, në një stadium të mbushur me gati 22 mijë tifozë shqiptarë.
Urime çuna, urime stafit për këtë sukses! Edhe një sforco të dielën kundër Bjellorusisë, për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç duhet dhe për të festuar së bashku”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/