Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë Shqipërinë të çudisi botën bashkë

Selami Jenisheri është gjithmonë aty sa herë që vjen koha që Shqipëria të dalë në skenë, për të futur “letra poshtë dere”. Gjithmonë inovativ, me skema, analiza dhe studime që jo vetëm Silvinjo dhe Maran nuk janë në dijeninë e tyre, por thuhet se edhe bota kërkon t’i përvetësojë por nuk mundet, për fatin e mirë, Jenisheri është shqiptar.

Ish-deputeti i Parlamentit tonë i ka shkruar një letër Maran, pasi shumë letra përfunduan në zyrën e Silvinjos dhe u grisën rregullisht, pa dëgjuar në asnjë moment sekretin që bota do të donte ta dintë, por siç e thotë edhe vetë Jenisheri: “Askush në botë nuk do ta besoj se në çfarë gjendje do të jenë lojtarët tanë”.

Por aspak e bukur ishte mbyllja e letrës. Ish-deputeti i vendosi si kusht Maran për t’u takuar brenda pak orësh para ndeshjes me Finlandën, duke shtuar dyshimet nëse është një “magji afrikane” e përvetësuar nga Jenisheri apo një studim i mirëfilltë? Megjithatë në të gjitha rastet, Maran bën mirë ta mbajë mendjen fort të ndeshja dhe të mos shoh shumë letrat që hera-herës do të përfundojnë poshtë derës së tij.

Selami Jenishehri
I nderuar Zoti Rolando Maran
Trajneri i ekipit kombëtar të Republikës së Shqipërisë
Unë jam Selami Jenishehri, deputeti i legjislacionit të Parlamentit shqiptar, kryetari i parë B.Pensionisteve me kontigjent 750.000 votues nga 1.500.000 gjithsej, ish këshilltar i trajnerëve të ekipit tonë kombgëtar për djem dhe vajza. Kam nxjerrë një stërvitje me bazë të re shekncore që ia rrit nivelit teknik futbollistit në mënyrë që askush në botë nuk e beson. Do doja të ua tregoja unë personalisht si ai elementi i teknikës që bënë cdo futbollistë të papërballueshëm ndaj Finlandës ose Bjellorusisëm se është elementi më i rëndësishëm që një futbollist profesionistë e mëson vec për 10 minuta. Rasti është mbreti i fatit, po deshe të takoj nesër ose pasnesër