Mbrëmja e sotme është mbyllur me klasiken e futbollit shqiptar. Përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës foli për shkodranët. Kuqeblutë mposhtën kryeqytetasit në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-0.
Shkodranët shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës. Ndeshja u zhbllokua nga Edon Murataj në minutën e 38 të saj, ndërsa në minutën e 68 ishte Adnard Mehmeti ai që vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Vllaznia tashmë gjendet në vendin e 8 me 8 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana gjendet në vendin e 4-t me 11 pikë./Sport Ekspres/
?38′ Edon Murataj, 68′ Adnard Mehmeti