Shqipëria është kryesuesja e grupit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Ekipi i drejtuar nga Marani ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3 San Marinon. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it.
Maran: “Skuadra hyri në fushë për të marrë rezultatin dhe e bëmë. Pjesa e parë më ka pëlqyer, sepse ishim më kërkues. Pjesa e dytë ishte më tepër te menaxhimi i situatës. Te pjesa e dytë e kemi pasur më shumë mendjen te ndeshja me Finlandën. Në ndeshje të tilla duhet edhe të provosh diçka, kështu që aktivizuam disa lojtarë të rinj. San Marino e ka nga një rast në rino e ka nga një rast në çdo ndeshje. Kemi qenë si gjithë të tjerët, asgjë më shumë. Ne kemi pasur 14 goditje në portë.
Nuk mund të jemi një top Kombëtare, por me karakteristikat që kemi mund të bëjmë mjaftueshëm mirë. Mund të luajmë, mund edhe të argëtojmë. Kishte aksione të njëjta që ishin të përsëritura 7-8 herë. Kjo tregon që lojtarët e kanë perceptuar filozofinë time. Kishim ritëm dhe kjo më pëlqem. Absolutisht që i kemi lojtarët për të bërë një futboll sulmues. Manajn doja ta ndërroja më herët, por ai më thoshte: ‘Mister, edhe pak, edhe pak se dua të shënoj’. Dhe ai e bëri golin”./Sport Ekspres/