Kosova e ka nisur me fitore aventurën në Ligën B të Nations League, duke mposhtur Irlandën me rezultatin 1-0 në “Fadil Vokrri”. Dardanët ishin skuadra që kërkoi vazhdimisht golin dhe gjatë pjesës më të madhe të takimit u shfaq më kërkuese në sulm.
Përballë një Ireland që u përpoq të rezistonte, Kosova krijoi presion dhe kërkoi të gjente hapësirat për të zhbllokuar rezultatin. Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 83-të dhe ishte pikërisht kapiteni Vedat Muriqi ai që ndezi stadiumin.
Sulmuesi shqiptar shënoi me kokë dhe i dha Kosovës avantazhin 1-0, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit. G
Por festa e Muriqit mori edhe një tjetër kuptim. Pas golit, sulmuesi përcolli një mesazh në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që ndodhen në Hagë, duke e lidhur momentin e golit me një çështje që vazhdon të ketë peshë të madhe simbolike në Kosovë. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Drejtësi për çlirimtarët!”
Me këtë fitore, Kosova merr tri pikë të rëndësishme në Grupin B3 dhe e nis në mënyrën më të mirë këtë edicion të Nations League. /Sport Ekspres/