Dinamo dhe Vllaznia kanë prodhuar një ndeshje dramatike dhe me shumë emocione. Bregu shënoi në minutën e fundit të takimit, në të 102, për të barazuar rezultatin në 1-1. Shkodranët ia kanë dalë të shënojnë të parët në shifrat 0-1 falë golit të realizuar nga Bismark në minutën e 42. Një ndeshje që prodhoi shumë episode teksa Bregu në minutën e 53 gaboi nga penalltia dhe gjuajtja e tij u prit nga Jukaj.
Jo vetëm kaq, në minutën e 73, Vllaznia shënoi golin e dytë pas një aksioni model, por u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 91, Gurishta mori karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Nezirit. Në fillim arbitri i akordoi të verdhë, por pas rishikimit me VAR, u vendos për kartonin e kuq. Dhe në minutën e 102, Bregu shfaqet si hero, duke fshirë gabimin nga penalltia, për të barazuar takimin, po nga 11-metrat.
Ndërkohë edhe në përballjen tjetër mes Egnatias dhe Elbasanit, ndeshja u vendos në po të njëjtat shifrat 1-1. Sota shënoi golin e parë në minutën e 5 dhe Ze Gomes barazoi në të 44. /Sport Ekspres/