Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Figura e njohur e futbollit shqiptar shfaqi gjithë mërzinë e tij për humbjen e Shqipërisë ndaj Polonisë dhe për zgjedhjet e Silvinjos.
“Nuk kemi kuptuar çfarë kemi humbur. Nëse do të venim në Botëror, i gjithë populli në Shqipëri do të shikonte vetëm futboll, jo më politikë. Nëse do të luanim me tre kontrollorë që thashë unë, Ramadani do të ishte përballë Zielineksit që shënoi. Për fat të keq, rastet u krijuan për lojtarët që nuk dijnë të shënojnë.
Te goli i parë kishte faj Strakosha dhe Gjimshiti në mbulim. Gjysëm rasti të kishte Muci nga ato dy rastet ne ishim të kualifikuar, jo një rast të plot, por gjysëm rasti, ne do ishim të kualifikuar. Muci është një lojtar ndryshe, ka një qetësi të madhe që nuk e ka askush brenda zone dhe shumë inteligjencë”, tha Ruci. /Sport Ekspres/