Gjermania dhe Zvicra janë përballur mbrëmjen e sotme në një takim miqësor. Nga minuta e paë në këtë sfidë luajti edhe Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare dha asist për golin e parë të sfidës, të shënuar nga Ndoje. Xhonatan Tah barazoi sërish në minutën e 26, ndërsa në të 41-tën Emboloja kaloi sërish në epërsi helvetët. Një epërsi që zgjati vetëm pak kohë. Në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë Gnabri i çoi shifrat përkohësisht në 2-2.
Virtci përmbysi shifrat në në pjesën e dytë të lojës, por në minutën e 79 Montiero shënoi golin e barazimit. Megjithatë fitorja në fund shkoi te Gjermania falë golit spektakolar të Virtcit. Sulmuesi i Liverpulit ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij./Sport Ekspres/