Shqipëria humbi ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të futbollit. Përballja “play off” kundër Polonisë përfundoi me fitoren 2-1 të kësaj të fundit. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit kamera është përqendruar te Levandovski.
Sulmuesi i Barcelonës ka treguar nivelin e tij të lartë të përulësisë. Teksa po përshëndetej me shokët e ekipit, Levandovski nuk ngurroi të afrohej te lojtarët e Shqipërisë. Futbollisti polak shkoi të takonte dhe t’i ngrinte sado pak moralin lojtarëve kuqezinj, të cilët gjendeshin të ulur në fushë me trishtimin që u dallohej lehtësisht në fytyrë./Sport Ekspres/
Robert Lewandowski dzi?kuj? kolegom i pociesza Alba?czyków. Kapitan ???? pic.twitter.com/9xZrBWGh58
— Dominik Wardzichowski (@dwardzich22) March 26, 2026