Sulmuesi i Dinamos, Florenc Farruku, është grumbulluar për herë të parë nga trajneri Sylvinho në ekipin kombëtar. Kjo ftesë mund të ndikojë edhe te trajneri Ilir Daja, për ti dhënë më shumë minuta Farrukut te Dinamo. Ndërkohë, nga Dinamo janë ftuar gjithashtu edhe mbrojtësit Naser Aliji dhe Usni Ismaili. Kombëtarja do të luajë ndaj Polonisë në datën 26 mars, ndërsa kjo ndeshje është e vlefshme për Play Off të Botërorit. Silvinjo i ka dhënë një shans lojtarëve të tjerë të stërviten me Shqipërinë pasi të bashkohet edhe grupi i plot. /Sport Ekspres/